Fundamenti

Largohen drunjtë nga rruga kryesore në Ruboc

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Gjatë ditës u raportua nga disa qytetarë se rruga kryesore për në fshatin Ruboc është e bllokuar pasi që erërat e forta kanë hedhur në rrugë ca drunjë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me kompaninë kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve, duke dalë menjëherë në teren, ku kanë larguar drunjtë nga rruga dhe kanë liruar rrugën për qarkullim të lirë të qytetarëve.

RCCOLA

Komuna falënderon qytetarët për qytetarinë aktive, dhe ju inkurajon që çdo problem nga komuniteti ku jetoni ta adresoni në platformën digjitale./rajonipress/