UBT

Largohen deponitë ilegale të mbeturinave mes fshatrave Drobesh e Smirë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Në vazhdën e aktiviteteve punuese që po zhvillohen në kuadër të aksionit me moton “Ta pastrojmë Kosovën”, sot është ndërmarrë një iniciativë për pastrimin e deponive të egra mes fshatrave Drobesh e Smirë.

Ky aksion u ndërmor nga komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Inspeksionit, si dhe me mbështetje të shkollës fillore të fshatit Drobesh, disa vullnetarëve të këtij lokaliteti, ndërmarrjes Eco-Higjiena dhe ekipit të pastrimit të qytetit të Vitisë.

Uji Dea

Gjatë pastrimit, janë grumbulluar 11 thasë mbeturina, si dhe 20 tonë mbeturina që janë deponuar në deponin rajonale./rajonipress/