Largimi i Koscielny, mundësi që Mustafi të mbetet në Arsenal
Mbrojtësi francez, Laurent Koscielny, ka refuzuar të udhëtojë me Arsenalin në turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar vetë klubi.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga veprimi i tij dhe është në kundërshtim me rregulloret tona”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. Po ashtu klubi njofton se së shpejti do ta zgjidhin çështjen me kapitenin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Ai mund të kthehet të luajë në Francë, por për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe skuadra nga Gjermania. Por largimi që tashmë pothuajse është i sigurt i francezit është shpresë së shqiptari Shkodran Mustafi mund të mbetet në Londër.
Mustafi ka qenë një ndër qendërmbrojtësit e parë që ishte planifikuar të shitej nga hierarkia e klubit.
https://www.albinfo.ch/largimi-i-koscielny-mundesi-qe-mustafi-te-mbetet-ne-arsenal/


