Largimi i Britanisë nga BE, lajm i keq për Kosovën

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika ka thënë se largimi i Britanisë së Madhe për largim nga Bashkimi Evropian nuk është lajm i mirë për Kosovën, pasi sipas tij Britania ishte aleati më stabil i Kosovës brenda BE-së. Këtë vlerësim ai e ka dhënë përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.
Lexoni shkrimin e plotë të Rashitit:
Referendumi për keqardhje. Megjithatë nuk është përcaktues. Me siguri se do të ketë edhe plan B e C para largimit formal nga BE-ja.
Kjo situatë dëmton shumë Kosovën. Britania ishte aleati më stabli i Kosovës brenda BE-së. Në vitet e fundit gjermani rriti përkrahjen për Kosovën, por në situatë të ndryshme, Qeveria e Berlinit ka pasur qasje të ndryshme dhe kjo përkrahje lidhet me kabinetin dhe Qeverinë e Merkel. Në të ardhmen qeveritë social-demokrate nuk do të jenë aq entuziaste.
Britania mbështeti Kosovën në çdo hap brenda BE-së dhe largimi i saj do të dëmtoj shumë. Nuk do të ketë shtytje çfarë e kemi pa nga ana e Londrës e Berlinit së bashku të bënin brenda 28 anëtarëve.