Larg normalizimit

Ish shefi i diplomacisë së Kosovës, Skender Hyseni, ka shprehur optimizëm se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zbatohet në terren.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje duhet të jetë një pozicion fillestar mbi të cilin do të ndërtohen përmirësimi dhe avancimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Megjithatë, në një intervistë për Epoka e Re, Hyseni ka thënë se ende jemi larg normalizimit të plotë të raporteve ndërfqinjësore me Serbinë.
Sipas tij, normalizimi i plotë mund të arrihet vetëm kur Kosova e Serbia ta kenë njohur njëra-tjetrën si vende të pavarura dhe sovrane.