United Hospital

Larg liberalizimit!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në mund t’i marrë kohë Kosovës, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Haradinaj se me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në gjithë Evropën. Miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë barrë e rëndë edhe për ekzekutivin e ri, transmeton zeri.info.

“Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe në krejt Evropën”.

Ky ishte premtimi më i spikatur i kryeministrit Ramush Haradinajt gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 11 qershorit. E ndonëse ka kaluar vetëm një javë prejse Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e të parit të ekzekutivit, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodhë brenda kësaj kohe.

Uji Dea

Kështu konsiderojnë njohësit e integrimeve evropiane, të cilët madje thonë se edhe po që se Marrëveshja e Demarkacionit ratifikohet, procesi për heqjen e vizave nuk do të përfundojë assesi brenda tre muajve, transmeton zeri.info.

Ndërkohë, çështja e demarkacionit me Malin e Zi ende nuk është zgjidhur. Përkundrazi, ndonëse ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje është kusht thelbësor për heqjen e vizave, qeveria “Haradinaj” tashmë ka shkarkuar Komisionin për Demarkacion (të drejtuar nga Murat Meha) dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të Komisionit të ri./Zeri./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.