ARKATANA

Larg drogës, duhanit e alkoolit, ato vrasin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një muaj rresht nxënësit e shkollave fillore të komunës së Gjilanit do të kenë rast të përcjellin ligjëratat nga OJQ “Psikoterapeutët në veprim” të cilat kanë të bëjnë për njoftimin e nxënësve me dukurit negative të cilat shoqërinë ton janë duke e përcjell vazhdimisht.

Ligjëratat e tilla janë të mirëpritura nga shumë nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të Gjilanit.

Ligjëratat të cilat do t`i mbajnë mësimdhënësit Ali Sylejmani, Lindita Bllaca, Sami Shurdhani ndërsa drejtoresh e këtij projekti është Sevdije Musliu, janë të befasuar me interesimin e këtij projekti tek nxënësit. “Është një staf shumë i mrekullueshëm, të cilët në mënyrë profesionale këtë projekt po e zbatojnë për mrekulli, por jam shumë e lumtur që edhe mësimdhënësit e shumë shkollave po e përqafojnë këtë projekt e një ashtu edhe nxënësit,” thotë drejtoresha Sevdije Musliu.

Moto e gjithë këtij projekti është “Informohu për drogat, por mos gabo t`i provosh”. “Gjatë ligjëratave të cilat gjerë më tani i kemi mbajtur, kemi folur për pasojat që mund të sjellin këto dukuri negative tek fëmijët, por edhe tek të rriturit. Këto aktivitete tona janë shumë të domosdoshme për mbrojtjen e të rinjëve nga duhani alkooli e droga”’thekson mësimdhënësja Lindita Bllaca.

Uji Dea

Bllaca thekson se përveç temave të cilat janë në këtë projekt, është edhe një gjë shumë pozitive se si duhet të mbrohen nga këto dukuri negative të cilat shkatërrojnë jetën e njerëzve e sidomos fëmijëve.”Ne gjatë ligjëratave fëmije po ju përcjellim mesazhin me simulime të situatave për mbrojtjen e tyre nga këto dukuri negative dhe shpresojmë se këto do të japin frytin e kërkuar nga ky projekt të cilin e kemi organizuar për nxënësit tanë ,”shprehet mësimdhënësja Lindita Bllaca.

Mesazhi dhe qëllimi i stafit të këtij projekti sipas Bllacës është bërë që të kemi rini të shëndosh dhe nxënës të shkëlqyer.

“Shteti jonë është në një tranzicion të shoqërisë, kemi pasur shumë raste ku nëpër shkolla të ndryshme jo vetëm të komunës sonë, por edhe më gjerë që adoleshentet kanë probleme serioze me këto dukuri negative. Ata përveç që kanë dëmtuar shëndetin e tyre, ata me të madhe kanë penguar procesin mësimor nëpër shkolla, dhe pikërisht ky projekt i yni ka hasur në mirëkuptim tek të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës sonë”.

Bllaca ka një porosi tek shoqëria jonë dhe tek drejtuesit e institucionet Komunale. “Bëj apel tek Shërbimi Policor, Drejtorit e shkollave, tek drejtorit Komunale që me çdo kusht të kontribuojnë për parandalimin e këtyre dukurive negative, që rinia të mos ketë kontakte me këto dukuri se këto janë rrugë të pakthimta apo rrugë të “Ferrit” që shkatërrojnë fëmijët tanë”. /rajonipress/