LAPSH: Përfundon edhe një vit shkollor, sfidë shtimi i nxënësve që mësojnë shqipen

Mimoza Sejdiu tashmë ka përfunduar studimet në shkencat politike dhe ekonomi në Zürich ndërsa punon në bankën zvicerane UBS. Mimoza nuk mban mend kujtimet nga shkolla shqipe që kishte ndjekur kur ishte e vogël, por ajo nuk ka harruar të flas shqip.

Mimoza ishte ftuar të shtunën nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut në një takim me prindër shqiptarë, dhe me përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve të LAPSH për Kantonin e Cyrihut.

Mimoza kishte mësuar 8 vite në shkollën shqipe.

„Sic po e shihni unë po flasë shqip para jush edhe pse nuk kam jetuar kurrë në Kosovë“, ka thënë Mimoza duke sugjeruar prindërit shqiptarë që të dergojnë femijët e tyre në shkollen shqipe në Zvicër

Se si është organizuar Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“, në Cyrih, ka treguar kryetari i saj, Naser Ulaj.

Një organizim i tillë në Cyrih tashmë i ka mbushur 25 vjet

Për Naser Ulaj LAPSH-i nuk është themeluar në bazë të ideve e nismave të individëve apo grupeve dhe nevojave të tyre vetjake ose grupore, por në bazë të nevojës së përgjithshme dhe domosdoshme për perkujdesje arsimore e edukative dhe mos asimilimit të mijëra fëmijëve e të rinjve mërgimtarë në Zvicër.

Duke folur për historikun e LAPSH-it, Naser Ulaj ka falënderuar autoritet zvicerane që kanë mundësuar të gjitha objektet shkollore në kantonit Cyrih, por edhe në kantone të tjera, për të mësuar edhe ne gjuhën amtare duke afruar edhe inventarin si kompjuter dhe fotokopijues dhe gjëra të ndryshme për nevojat e nxënsve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Të pakënaqur me numrin e nxënësve

Mësuesi Ulaj shprehet i pakënaqur me numrin e nxënësve që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

„Ky numër nuk është i knaqshëm kur shikojmë përqindjen e shqiptarëve si komunitet në Kantonin Cyrih“, thotë Ulaj.

LAPSH „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut ka të angazhuar 10 mësimdhënës për 52 klasa me 642 nxënës në tërë kantonin.

Ai ka përsëritur kërkesën e LAPSH-it adresuar ministrive përkatëse në Kosovë se komunieti shqiptar duhet të kenë mbështejen shtetërore sikur edhe nacionalitetet tjera në Zvicër.

Për Bashkëpunimi me institucionet shkollore zvicerane ka folur para prindërve Nexhat Maloku, kordinator I LAPSH-it në Zvicër

Maloku tha se LAPSh për Kantonin e Cyrihut ka bashkëpunim të ngushtë me organet arsimore të Kantonit të Cyrihut dhe është e përfaqësuar në komisione të ndyshme.

“LAPSh është e njohur zyrtarisht nga Drejtoria e Arsimit për Kantonin e Cyrihut si bartëse e shkollës shqipe të mësimit plotësues për të gjithë fëmijët shqiptarë pa marrë parasysh se prej nga vijnë ata. Për çdo vit shkollor bëhen kërkesat për lokale shkollore të cilat pastaj i jepen në shfrytëzim bashkë me mjete të ndryshme mësimore LAPSh-së”, ka njoftuar prindërit e mbledhur Nexhat Maloku

Përveq kësaj kordinatori I LAPSH-it ka folur edhe për përfitimet që kanë nxënësit nga ndjekja e mësimit shqip.

“Nxënësit që vijojnë mësimin plotësues kanë një gjykim kritik sa i përket veçorive nacionale dhe kulturore të përkatësisë së tyre”, thotë Maloku

Mësimi plotësues kontribuon në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës tek të rinjtë shqiptarë

„Ata mësojnë në mënyrë graduale të kalojnë nga e folmja dialektore (të cilën e përdorin në familje apo në rrethin shoqëror) tek gjuha standard. Përmes mësimit plotësues të rinjve u hapet një horizont i gjerë në fushën e literaturës në gjuhën e tyre të pare.”, thekson Maloku

Po ashtu në shkollën shqipe nxënesit mësojnë se përmes gjuhës standarde shqipe mund të shprehin edhe mendimet më komplekse.

“ Mund të komunikojnë me bashkëmoshtarët e tyre në atdhe e në mërgatë e besa edhe mund të vijojnë shkollimin në gjuhën shqipe në vendin e tyre të prejardhjes”, thotë më tutje Maloku.

Për konsullin kosovar në Cyrih, Islam Spahiu mësimi plotuese mbetet sfidë si për organizatorët e këtij procesi po edhe për institiucionet e Kosovës.

Ai ka theksuar nevojën imediate të zgjidhjen e finacimit për LAPSH-in.

Heiner Teutenber:Askund nuk mund të gjeni kurse më të lira për mësimin e gjuhës sesa në shkollën shqipe

Për Heiner Teutenber, ekspert shkollash zvicerane, i cili për një kohë të gjatë kishte përcjell nga afër mësimin plotësues të gjuhës shqipe askund nuk mund të gjeni kurse më të lira për mësimin e gjuhës sesa në shkollën shqipe.

Tetutenber thotë se nxënësit më të sukseshëm janë ata që në fillim mësojnë gjuhën amtare e pastaj gjuhën e vendit pritës.

Pastaj, ai rëndësinë e mësimit të gjuhës e ka lidhur me intensifikimin lidhjeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas.

„Ata të cilët i flasin gjuhët e dyja vendeve është një përparësi e madhe“, tha Teutenber.

Në shkollën shqipe për ekspertin zviceran në shkollat shqipe marrin përgjigje pyetjet se sa duhet të ndjehen shqiptarë e sa zviceranë fëmijët e emigrantëve kosovarë.

Prindërit të shqetësuar me radikalizimin e të rinjve

Prindërit e nxënësëve kanë shrehur shqetësimin e tyre në këtë takim me mësimdhënësit për orientimin e të rinjëve nëpë kurse të dyshimta, në të cilat po radikalizohen. Prindërit kanë kërkuar nga mësidhësit që të jenë më të zëshëm te autoritet zvicerane për fenomenin e fundamentalizimit. Po ashtu si brengë e prindërve ishte shtimi i numrit të nxënësve. Ata kanë kërkuar që mësidhëmësit zvieceran të ftojnë nxënësit që të mësojnë gjuhën e tyre amtare në shkollat shqipe.

Në këtë takim u janë shpërndarë diplomat nxënësve që kanë përfunduar mësimin plotësues në gjuhën shqipe për këtë vit shkollor.

Një lajm i mirë u kumtuar në këtë takim se do të hapet edhe një paralele e gjuhës shqipe në Thurgau./albinfo/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).