HW

Lansohet projekti “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Universitetin publik në Gjilan kanë filluar aktivitetet në implementimin e projektit, “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC).

Ky është një projekt i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, ku sot, gjatë lansimit të projektit në fjalë që koordinator është Kolegji Heimerer, kanë marrë pjesë të gjithë partnerët , Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë.

Punimet e projektit i ka hapur Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, Dukagjin Leka, i cili e ka vlerësuar mjaftë të rëndësishëm bashkëpunimin e të gjithë akterëve në këtë projekt.

Ndërsa Prorektoria për Çështje Akademike ne UKZ, Shpresa Qamili, në emër të Rektorit Bajram Kosumi, i ka përshëndetur të pranishmit derisa ka uruar që punët në këtë projekt të ecin mbarë.

United Hospital

Kurse Naim Brajshori nga Koleji Heimerer, ka thënë se është e motivuar dhe e lumtur me fillimin e projektit më unike që është financuar nga Erasmus + gjegjësisht nga fondet e Bashkimit Europian në Kosovë, për faktin projekti që me roundin e parë është vlerësuar për mbështetje duke qenë në garë me qindra universitete europiane e botërore dhe përmban partneritete vendore dhe ndërkombëtare të cilët janë përfituese të zhvillimit të praktikave profesionale multidisciplinare shëndetësore me metodat më moderne europiane, me metoda të mësimdhënies të cilat gjejnë zbatim jo vetëm në Finlandë si një ndër shtetet elitë për cilësi në arsim por edhe më gjerë.

Më pas secili përfaqësues pjesëmarrës në Projekt, ka bërë prezantimin e institucioneve që ata përfaqësojnë dhe kanë paraqitur mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Aktivitetet do të vazhdojnë të zhvillohen në UKZ çdo ditë, nga ora 10:00-15:00 deri më 25 janar 2019.

Ndryshe, zbatimi i projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, do të bëhet nëpërmjet rrjeteve, punëtorive, vizitave studimore, qarqeve rajonale të studimit, seminareve reflektuese si dhe shkëmbimit të njohurive dhe mësimeve të bazuara në praktikë.
Ky projekt është i financuar nga Programi Erasmus + i Unionit Evropian dhe përfshinë një konsorcium prej 9 partnerëve, prej tyre 6 partnerë vendorë dhe 3 evropian. Janë 6 institucione të arsimit të lartë, 2 organizata joqeveritare dhe MASHT./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.