ARKATANA

LAN: Me Thaçin nuk bisedojmë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Liderët politikë të Bllokut, LDK, AAK, Nisma (LAN) thonë se koalicioni paszgjedhor nuk është krijuar për marrjen e pozitave drejtuese, por për të bërë ndryshime në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare. Ky ishte reagimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar të enjten me presidenten Atifete Jahjagea i cili iu kundërpërgjigj deklarimeve të fundit të disa analistëve se Blloku duhet të heqë dorë nga barrikadimi dhe nga pozitat e ndara me qëllim që të gjendet një zgjidhje e përbashkët me PDK-në e Thaçit.

Fundamenti

Edhe pse marrëveshja e arritur në mes tre liderëve të Bllokut, (LAN) parasheh që pozita e kryetarit të Kuvendit t’i takojë Isa Mustafës së LDK-së, ajo e kryeministrit Ramush Haradinajt të AAK-së, ndërkaq një pozitë e zëvendëskryeministrit i është lënë Nismës për Kosovën, megjithatë lideri i LDK-së, tha se janë të parëndësishme pozitat individuale, por sipas tij, marrëveshja synon ndryshimin e qeverisjes./zeri/