RCCOLA

LAN-i troket në derën e “mbyllur” të Jahjagës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma (LAN) i është drejtuar presidentes Atifete Jahjaga, duke kërkuar nga ajo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim shtesë të pikës 127 të vendimit të mëhershëm të kësaj Gjykate. Ky koalicion përsërit kërkesën e deputetëve minoritarë, që Jahjaga të kërkojë sërish “llogari” nga Gjykata që drejtohet nga Enver Hasani.

Por, derisa kjo kërkesë është adresuar në Presidencë, njohësit e çështjeve kushtetuese e konsiderojnë lojë, ndërsa thonë se dhe kërkesën e LAN-it e pret fati i minoriteteve – kundërshtim nga Jahjaga.

Mobi Casa

Sipas tyre, nëse presidentja do të merrej me këtë çështje do të ishte standard i dyfishtë, prandaj dhe do ta refuzojë./zeri/