Lamtumirë Shqipdon

Gjilan – Shqipdon Xhevat Shabani pa i mbushur 21 pranvera është varrosur të enjten në fshatin e lindjes në Pograxhë pas një vdekje të papritur. I urtë , i sjellshëm , studentë i talentuar , sportist i dëshmuar , i dashur , i sjellshëm , i edukuar e arsimuar , djalë i këndshëm dhe shumë i shoqërueshëm , këto ishin epitetet e shumta që u dëgjuan nga studentët , profesorët e miqtë e familjarët me rastin e varrimit.
Të gjitha rrugët të qonin kah fshati Pograxhë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shqipdon (Xhevat) Shabanit (12.12.1992 ), i cili të enjten në mëngjes vdiq papritur nga një sulm në zemër.
Ende pa i mbushur 21 pranvera Shqipdoni i urtë , i dashur , i sjellshëm , studentë i notave të larta , i edukuar , i arsimuar nga një familje autoritative u nda nga ne , por vetëm fizikisht sepse engjëjt siç ishte Shqipdoni nuk vdesin , ata janë në mesin tonë.
Në varrimin dinjitoz ku merrnin pjesë qindra qytetarë për Shqipdonin u thanë fjalët më të mira. Kolegët e Fakultetit të Elektroteknikës ku Shqipdoni po ndiqte studimet në vitin e tretë e kujtuan me respekt të madh kujtimin për Shqipdonin. ”Shqipdoni nuk kishte vërejtje , ai ishte i pazëvendësueshëm, i dashur e i këndshëm për shoqërinë e Universitetin” tha Agroni një koleg i Shqipdonit.
Për Shqipdonin e sjellshëm e të sinqertë , të urtë e punëtorë , të dashur e të nderuar nga të gjithë , fetar, atdhetar e kombëtar , u dëgjuan vetëm fjalë pozitive. Familjarët, miqtë, rrethi i ngushtë e , i gjerë nga Gjilani , Lugina , Zvicra e Amerika do e përkujtojnë më të mirin e tyre që tani nuk ndodhet në mesin tonë.
Një përkujtim tejet të veçantë e ka bërë përmes këtyre rreshtave dhe përmes këtyre fotove edhe ekipi i rajonipressit që e njohu nga afër Shqipdonin , engjëllin e përjetshëm. /rajonipress/