Eko Higjiena

Lamtumirë Rexhep Maksutaj

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Demir Krasniqi

Njerëzit e aftë në këtë botë , që e meritojnë –
Kurdoherë me fjalë të arta , ne do t’i kujtojmë !
Me këngë t’ ëmbla melodike , ne do t’ i nderojmë –
Kurrë nga faqet historike nuk do t’i harrojmë !

I këndojmë në çiftelia edhe në lahuta –
Lamtumirë t’ thotë gjithë Malësia , o Rexhep Maksutaj !
Lamtumirë të thotë Malësia , se ti shkove në amshim ,
Por , për ty shkruan historia – shumë vepra na i le kujtim !

I palodhshëm gjatë tërë jetës , ti ishe si veprimtarë ,
I paepur ndaj çdo sfide , ti ishe si kombëtarë !
Nëpër shkolla shumë punove , si mësimdhënës shumëvjeçarë ,
Padrejtësive iu triumfove , veteran e luftëtarë !…

Nuk është lehtë për shok të jetës , zemrat tona që ta thonë –
N’ shenjë nderimi e t’ përshëndetjes :“Lamtumirë Rexhë , përgjithmonë !”
Është vështirë që të përcillesh për gjithë jetën me dika –
Me të cilin për jetë t’ jetës , nuk do t’ shihesh për t’ gjallë ma !

T’ ndahesh nga dikush për jetë , kjo nuk është aspak lehtë –
Që angazhimin e tij jetësor , ia kushtoj vendit të vet !
Ia kushtoj gjithë historisë , kulturës s’ popullit të tij –
Që për hir të drejtësisë , prej tij t’ mësojnë shumë breza t’ rinj !

N’ cilindo instrument t’ këndosh dhe në cilindo të luash –
Të vërtetën deri n’ fund , është vështirë që ta thuash !
Qoftë në çiftelia , n’ sharkia , apo n’ lahuta –
Çfarë profesione kishte , ai Rexhep Maksutaj ?!

Fillimisht , ai ishte mësimdhënës i anglishtes ,
Pastaj historian i studimeve t’ ilirishtes !
Kërkues i odave , dokeve dhe traditave
Hulumtues i trojeve , mikpritjes , meritave !…

Më vonë , Rexha shpesh ishte dhe aktor ,
Në shumë shfaqje bëhej edhe regjisor !
Ishte mjeshtër lapsi – shkrimtar i pa hile ,
Ishte aktivist i shoqërisë civile !…

Uji Dea

Rexha , ishte i urtë edhe kurrë nuk u ndal –
Njeri i gjithanshëm , shumëdimensional !…
Ishte i talentuar n’ profesione t’ ndryshme ,
Ishte i palodhshëm në vepra të frytshme !…
Rexhë Maksutaj , punës nuk i gjente bishte –
Ishte mësimdhënës i gjuhës anglishte !
N’ punët që i punonte – hile s’ bënte hiq ,
Pensionimi e gjeti mësimdhënës n’ Isniq !

Në shfaqje të dramave , Rexha ishte aktor ,
Më vonë autor , o , edhe regjisor !…
Rexhë Maksutaj , ishte shkrimtar i paepur –
La shumë libra pas dhe “Isniqi nëpër shekuj”!…

Rexhë Maksutaj , ishte historian i shqiptarisë –
La pas veti t’ shkruara gjurmë të historisë !
Gjurmë që i kanë rrënjët e lashta legjendare ,
Sidomos për 12 fiset e njohura shqiptare !

Pse e rëndonin vitet mbi supet dhe kraharorit –
Rexha , kurrë nuk ndalej n’ kërkime të folklorit !
Mblidhte anekdota ndër popull gjithë fare ,
Doke dhe zakone mbi trojet shqiptare !…

Këmbët e Rexhep Maksutajt , nuk ndaleshin fare –
Pa e shkelë çdo pëllëmbë toke mbi trojet shqiptare !
Rexha , ndër të parët kuptoj rolet pozitive ,
Të shoqërisë civile organizative !…

N’ atë shoqëri civile ishte person kyç –
Te Organizata “ Agimi” në fshatin Isniq !
Rexha , si studiues i veprave t’ historisë –
Gjurmoj arkeologjinë tonë të lashtësisë !…

Rexha , me trup t’ vogël shkoj në atë dynja –
Por , pas vetit la , o, shumë vepra të mëdha !…
Rexha , shkoj krenar në botën e pa kthim –
Por la për këtë popull , shumë vepra kujtim !…

N’ botën e pa kthim , Rexhepi shkoj krenar –
Sepse , për këtë popull la vepra thesar !
Pusho i qetë Rexhep , o biri i nënë – lokes ,
Ty, të qoftë i lehtë , o, dheu i Kosovës !

Gjilan, më 30.11.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.