Hidromorava

Lamtumirë o njeri i mirë, Ali Syla

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Paska ikur në botën tjetër Ali Syla i Bresalcit. Lajm i papritur e i ftohtë. Aliu ishte nga njerëzit më të mirë që e kam takue në jetë. Punuam shumë vite bashkë në degën e PDK në Gjilan. E kishte një komunikim të shkëlqyer me të gjithë dhe nuk bënte kurrë dallime. Ai e donte PDK-në, e donte lirinë dhe shtetin e Kosovës. Secilën detyrë që i jepej, e kryente qetësisht e pa fjalë, me plotë vullnet dhe ia dilte përherë ka shkruar Qemajl Mustafa.

RCCOLA

Dega e PDK në Gjilan i mbetet borxh këtij aktivisti dhe njeriu kaq të mirë nëse nuk ia mirënjeh edhe formalisht (post mortum) punën dhe kontributin që ai e dha për shumë vite e pa pikën e hiles për degën.
Aliu e la pas një familje të shkëlqyer ashtu siç ishte edhe vet.
Të gjithë neve që kemi punue me të, do të na mungojë.
Ngushëllimet e mia familjarisht për familjen Syla, për te gjithë miqtë e saj dhe rrethin e gjërë të njerëzve që e njohën Ali Sylën.
Zoti e shpërbleftë me qetësinë Parajsës së tij ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/