KKVITI

Lamtumirë Napoli, mediet në Itali bëjnë të ditur skuadrën e re të Elseid Hysajt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Elseid Hysajn dhe Napolin i mban bashkë vetëm pjesa e mbetur e sezonit.

Mes mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe skuadrës napolitane, pritet që në verë të ketë një “divorc” dhe rrugët e tyre të ndahen.

Së fundmi, si për të nënkuptuar edhe më shumë ndarjen mes palëve, mediat pranë skuadrës italiane kanë nisur që të publikojnë emrat e rinj që pritet të afrohen në skuadër në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Eco Higjiena

Manuel Lazari, mbrojtësi i SPAL, duket se është i përzgjedhuri i presidentit De Laurentis dhe i drejtorit Kristiano Gintoli.

Për këtë të fundit, vetë presidenti i SPAL ka folur duke bërë me dije edhe shifrën që nevojitet për kartonin e tij. “De Laurentis nuk na ka ofruar asgjë deri tani. Vlera? Paratë kërkohen kur bëhet fjalë për një tratativë të vërtetë, mirëpo le të themi mes 20-25 milionë eurosh, për sa kohë që Juventus e vlerëson një si Kanselo të paktën 60 milionë euro”, ka deklaruar Simone Kolombarini, presidenti i SPAL.

Mbrojtësi shqiptar nuk po e gjen më veten në planet e Ançelotit, ndaj edhe largimi i tij është më shumë se një hipotezë. Së fundmi, Interi ka qenë një nga pistat e bëra publike për të ardhmen e futbollistit shkodran./Panorama

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.