FIDANISHTJA

Lamtumirë Napoli, Hysaj në Premierligë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas mediave angleze mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj mund të transferohet në Premierligë gjatë kësaj vere.

Elseid Hysaj ditë më parë deklaroi se do të mbetet në Napoli, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm. Por, sipas mediave në Britani, reprezentuesi i Shqipërisë mund të transferohet në Premierligë gjatë verës, ku Arsenal dhe Chelsean kanë shfaqur interesim për të.

Radio më e madhe sportive angleze, “TalkSport”, e sheh Elseid Hysajn si një prej alternativave më të mundshme për të zënë te Arsenali vendin e Hector Bellerinit, i cili ndiqet me interes nga Barcelona dhe sipas statistikave të “WhoScored”, bën krahasimin mes lojtarëve.

“Një titullar te skuadra e Serisë Ai, ai është mësuar të luajë në skuadra që kanë zotërimin e topit dhe kjo reflektohet në statistikat e tij. Ai plotëson 16,7 pasime më shumë për ndeshje në krahasim me Bellerin dhe ka një përqindje saktësie pasimi më të lartë se mbrojtësi i Arsenalit. Megjithatë, ai ka më pak pasime “vendimtare”, por realizon më shumë krosime dhe pasime të gjata të sakta për ndeshje”, shkruan “TalkSport”.

ARKATANA

Nga pikëpamja e lojës mbrojtëse, shihet ndryshimi mes lojtarëve sepse Hysaj bën mesatarisht 2,1 ndërhyrje në ndeshje, ndërsa Bellerin 0,7. Megjithatë, ky i fundit driblon më shumë meqë është futbollist me tipare ofensive. Në përgjithësi, Hysaj do të ishte një zëvendësim i sigurt për Wengerin nëse ai do të përforcojë fazën mbrojtëse të skuadrës së tij”, vazhdon shkrimi i “TalkSport”.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të “FourFourTwo”, Hysaj është mes 9 lojtarëve të cilët Chelsea mund t’i kthejë shumë shpejt në objektiva gjatë afatit kalimtar verës.

“Nëse trajneri i Chelseas, Antonio Konte, sheh se i nevojitet një lojtar më i besueshëm në krahun e mbrojtjes sesa Viktor Moses, Hysaj do të ishte një shtesë e shkëlqyer në radhët e skuadrës. Ai është atletik, ka pozicionim dhe është i kompletuar në lojën e tij kur ka topin në këmbë. Duke qenë vetëm 23-vjeçar, shqiptari ka ende për të treguar vitet e tij më të mira”, shkruhet në këtë revistë prestigjioze.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.