Lamtumirë krenaria e futbollit Kosovar
Legjendat asnjëherë nuk vdesin, ata jetojnë me shekuj. Të shkruash për legjendat nuk mundesh asnjëherë ta përfundosh, legjendat janë të pa arritshme, ata i krijon populli, i krijon puna kolosale gjatë jetës.
Ish-futbollisti dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, epitetin e legjendës të papërsëritshme e meriton, ai na bëri krenar një popull të tërë ai përpos që ishte një futbollist i pakontestueshëm, ai ishte edhe një Ambasador edhe i politikës e në veçanti i futbollit.
Llapi lindi një talent të jashtëzakonshëm të futbollit, ai ishte i papërsëritshmi Fadil Vokrri. Kosovës dhe popullit shqiptarë nga fusha e gjelbërt e futbollit po i dilte një legjendë që do të bënte emër në futbollin Evropian.
Në vitin 1980, talenti i Vokrrit shfaqet në KF Prishtina ishin vite madhështore, Vokrri me shokët e tij po bënin revolucion futbollistik duke u inkuadruar në Ligën e parë të ish-Jugosllavisë.
Populli shqiptarë po ndihej krenar me emrin e Fadil Vokrrit, Kosova po fitonte një kolos, një legjendë të futbollit.
Paraqitjet e Vokrrit në fushën e blertë të futbollit i bashkoi shqiptarët kudo që janë, Vokrri me shokët e tij bën që shikuesit në stadium ta këndojnë këngën “besa besë për Prishtine e për Kosovë jetën kem me dhanë”, ky refren mbi 40,000 shikues e tronditën ish-Jugosllavin.
Për Vokrrin filluan të flasin edhe ata që asnjëherë nuk kishin dëgjuar për futboll edhe grat e moshuara edhe fëmijët e gjithë Kosova po fliste një emër Vokrri.
Vokrri karierën e vazhdoi në klubin Partizan të Beogradit në vitin 1986-89 klub i cili ju jepte mundësi shqiptarëve për të zhvilluar karrirën e tyre futbollistike.
Në këtë mjedis Vokrri arriti të dal kampion në vitin 1986-87, ndërsa Kupën e fitoi në vitin 1989 pas plot 32 vitesh Partizani nuk kishte pasur rast të fiton Kupën e ish-Jugosllavisë.
Legjenda e futbollit Kosovar, Fadil Vokrri arriti të jetë pjesë e Kombëtares së Jugosllavis në 12 paraqitje duke shënuar 6 gola.
Karriera futbollistike vazhdon në Francë në skuadrën Nimes 1989-1990, për të vazhduar në Fenerbahqe të Turqisë në vitin 1990-1992.
Vokrri fanelën e tij me numër 9 e vazhdoi në Burzh 1992-93 dhe në Monluson të Francës.
I etur që futbolli Kosovar të ecë drejt futbollit Evropian Fadil Vokrri për 10 vite drejtoi FFK-së.
Për gjatë 10 viteve Vokrri me lobimin e tij dhe respektin që kishte në arenën ndërkombëtare arriti ta pranon FFK-së në UEFA e FIFA në vitin 2016, duke na bërë të barabartë me të gjitha shtetet Evropiane të futbollit.
Fadil Vokrri ishte njeriu që hodhi themelet e sportit modern në futbollin e Kosovës, ishte udhëheqës i madh me një energji të jashtëzakonshme, ishte triumfues i betejave futbollistike e politike.
Futbolli i Kosovës, familjarët, shokët, qytetarët sot po ndahen nga një legjendë në moshën 58 vjeçare, ndarje e parakohshme ndaj një sulmi fatal për jetën e të madhit Fadil Vokrri.
Populli shqiptar futbolli Kosovar nuk do t’ju harron asnjëherë për punën kolosale që keni bërë për futbollin e Kosovës, për ardhmërinë e brezave të ardhshëm, ne prapë do të këndojmë këngën “besa besë” këngë që na bëri të ndihemi që jemi shqiptar.
Vepra jote bëftë dritë brezat e ardhshëm, u prefsh në paqe.
President Fadil Vokrri, faleminderit për të gjitha të mirat që ja dhurove popullit tënd, se këtë punë kolosale e bëjnë vetëm legjendat e ky epitet ju takon juve Fadil Vokrri./sylejman ismajli/rajonipress/


