ARKATANA

Lamtumirë Eco

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Mehmetali Rexhepi – Fillet e mendimit të Umberto Ecos kapin hapësirën e dy shekujve. Interesimet e tija për njeriun dhe njerëzimin janë të shumanshme, rrezatuese, reflektuese. Sa herë përmendet emri i Tij, vetëtimthi na shpaloset Semiotika, sikur të ishte një sinonim i njëzuar me emrin Eco.

Në këtë fushë Eco, ndoshta është emri më i cituar i hapësirës brenda dy shekujve. Lexuesi shqiptar, por, pse mos të pohojmë, edhe evropianët nuk e kanë zbërthyer në mënyrë shteruese thellësinë e gjerësinë e ideve, të formulave, të mendimeve brilante të këtij dijetari, të këtij urtari, që i kaloi caqet e italishtes melodike dhe hyri edhe në shqipen, po se po dhe në kulturën evropiane.

Eco lëvroi, depërtoi, shpaloi shtresë kumtime e shtresë ngërthesa në etimon të fjalës. Kësisoj, ai u bë njëri nga autorët që theu vargonjtë e mendimit, të gjitha paragjykimet e mendimit… Nga maja elitare në thjeshtësinë e rëndomtë: i tillë është gjeniu. Në qoftë se mbetet njëra nga figurat më të cituara, nuk do të thotë se është zbërthyer lënda e minierës së Eco-s. Depërtimet në filozofinë e tij, në semiotikë dhe ligjërime tjera të sferave të shoqërisë bashkëkohore, do të jenë pikëtakime me mendimin e hapur, dhe përfitime derivatesh nga më të ndryshmet që prodhojnë risi idesh…

Ende nuk kemi teknologji të sofistikuar për t`i nxjerrë të sintetizuara, ato xehe të mendimit shoqëror, të një personaliteti, të një ligjëruesi, të cilin Bolonja e mbajti në katedrën e vet të ligjërimit deri në mundësinë e mbajtjes gjallë të frymës…

Eco-n e njohim vetëm sipërfaqësisht. Studimi i brendisë së mendimeve të tija është ndër lëndor, shumë shtresor dhe tejet i begatshëm. Një pasuri e përmasave globale.
Në sferën e diskursit imagjinar, e kemi “Emri i trëndafilit”. Kjo prozë ndjekë dhe bie në gjurmë të grackave e fshehtësisë, hulumtoi të dukshmen dhe të padukshmen e kodeve morale… Stili i ngërthim-shpalimeve është mahnitës dhe befasues, tronditës dhe ndriçues; duke prekur sferat e thella të ndërdymes së njeriut; duke ç`koduar kode me mjeshtërinë e stilit që të mbash frymën pezull.

Ai zbulon mafien shpirtërore që kishte ndërtuar një sistem të sforcuar të besimit… Vetëm e natyrshmja, sipas Eco-s, qëndron dhe është tej kohore.

Fundamenti

Te “Emri i trëndafilit” takohemi me një stil kërkimtar, për të kapur mitin e së fshehtës, pleksjen e krimit dhe zbulimin e Graalit, që fshihej në monarkinë e padukshme të shpirtërores.

Eco, faqe pas faqeje, shpalos opskurantizmin e barinjve të grigjës njerëzore, nën tokën e përfaqësuesve të fshehur nën veladon, të panatyrshmen e shpifur, si sferë të amshimit, duke ngadhënjyer vetëm përmes domosdoshmërisë të qenies së ndjeshme, të prekshme, urtisë dhe parimeve themelore të “homo-sapiens”e “homo duplex”…

Tek e natyrshmja dhe blasfemia, mes tyre ngrihet drama e dilemave: e ngadhënjimit të ndërsjellë e së vërtetës dhe improvizimit të saj.

Në këtë nekrolog, le të nënvizojmë vetëm një fije mendimi të thjeshtë të Eco-s: Facebook-un e shpikën njerëzit e mençur, për tu shprehur budallenjtë! Ja pra: një veshje e përshtatshme për psikologjinë e mjedisit tonë!

Ai për të gjithë ne mbetet njëri nga ligjëruesit elokuent, i cili për ne ligjëroi nga distanca.
Të Faleminderit, profesor Eco! Vetëm dukja e trajtës fizike tashmë mungon; intelekti dhe shpirtërorja e Magut është në qindra mijëra kopertina librash… Diskurset dhe imagjinata e Eco-s vijojnë të prekin dhe të zgjojnë mendjet e përgjumjes globale./rajonipress/

Lamtumirë ECO!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.