KKVITI

Lamtumirë “Bechtel & Enka”, droja nga Arbitrazhi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Anulimi i tenderit për konsorciumin “Bechtel & Enka” mund ta dërgojë Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit. Kjo drojë është shprehur nga njohësit e çështjeve ekonomike, të cilët kanë shprehur shqetësimin se buxheti i vendit mund të dëmtohet shumë rëndë në rast se kompania turke ka qenë e rregullt në procedurat e tenderimit, shkruan sot gazeta Zëri.

Javën e kaluar qeveria “Kurti” ka vendosur për ta anuluar vendimin e qeverisë “Haradinaj” për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Uji Dea

Gjatë mbledhjes së Qeverisë u propozua që të mos vazhdohet edhe më tutje kontrata me konsorciumin turk. Megjithatë sipas njohësve të rrethanave ekonomike kjo çështje është parë me shqetësim, pasi në rast se kompania në fjalë ka qenë në rregull me procedurat e tenderimit, atëherë çështja mund të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.

Sipas tyre, në rast se ndodh një gjë e tillë, Kosova do të humbë më shumë para sesa ka qenë e paraparë shuma e kontratës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.