Fundamenti

Lamtumirë baca i durimit dhe besimit të pathyeshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ngushëllimet për Bacën Limon vijnë krejtësisht të natyrshme, sikurse një rrjedh e qetë lumi… Veprimtari Ahmet Isufi e kishte jo vetëm baba, por dhe një shok këshill-dhënës e këshill-marrës… Bacën Limon vazhdimisht e ka karakterizuar atdhedashuria dhe vullneti i pathyeshëm për lirinë e shqiptarëve… Kurrë nuk është ligështuar, as nuk është thyer nga pushtuesit e okupatorët serbë.

Gjithnjë, ne që e kemi njohur, na ka dhënë shtytje për të ardhmen… Nuk e ka pasur lehtë me fëmijët atdhetarë: Saimja në ilegalitet, madje u detyrua të dilte jashtë në emigrim për të vijuar edhe atje kundërvënien ndaj shtetit okupator; Ahmeti po ashtu, veprimtar i grupeve ilegale, pastaj i burgosur politik, i torturuar dhe i gjykuar, luftëtarë dhe komandant i UÇK-së i Zonës së Karadakut, mandej veprimtar politik i pas Luftës Çlirimtare … Baca Limon asnjëherë nuk e ka shfaqur as fijen më të vogël të dëshpërimit nga trusnia e rrethanave politike, të cilat e ndoqën familjen e tij atdhetare… Jeta e durueshme e Bacës Limon arriti t`i përjetojë dy epoka: periudhën e ndjekjeve për zhbërje të shqiptarëve dhe epokën e qëndresës paqësore, si dhe rrethanën e qëndresës paqësore dhe me pushkë… Ai arriti ta përjetojë dhe ëndrrën, përkrahjen Euro-Atlantike dhe çlirimin e Pavarësimin e Kosovës! Për jetën e tij të vuajtur e të ndershme mjaftuan këto… Baca Limon shkoi i lehtësuar në botën e amshuar!

Uji Dea

Ai la pas bijtë, bijat, nëpër e mbesa dhe shtetin e Kosovës që po konsolidohet… Lamtumirë Baca Limon! Lavdi durimit tënd!/mehmetali rexhepi/rajonipress/