Fundamenti

Lamtumirë Arian Daci

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi, kushtuar Arian Dacit

Ditë e zezë 26 Janari,
I vitit 2019 –të ,
N’ Brezovicë , për karshi Shari –
Arian Daci ka ndërruar jetë !
Refreni :
Lamtumirë Arian Daci –
Dheu i zi të qoftë i lehtë !
Lumë Kosova që të pati –
S’ të harrojmë ne , kurrë për jetë !

Arian Daci – zëvendësministër i Diasporës ,
N’ Brezovicë shkoi për skijim !
Humbi jetën nga një ortek i borës –
Gëzimi u kthye n’ lot e n’ pikëllim !

Farefis , miq , familjarë –
Kanë ndarë bashkë lotët e pikëllimit !
Qindra qytetarë , nga Kosova mbarë –
Kanë marrë pjesë n’ ceremoni t’ varrimit !

Djalë i vetëm i Nexhat Dacit –
Akademik Kosove me krenari !
Varrimi i zëvendësministrit Arian Daci –
U bë në varrezat e qytetit në “Arbëri” !

Për të nderuar Arianin prore –
Kanë marrë pjesë shumë qytetarë ,
Figura t’ larta shtetërore ,
Personalitete publike mbarë !…

N’ hollin e Kuvendit t’ Kosovës ,
Shumë figura e personazhe …
N’ mënyrën ma t’ mirë se si nderohet –
Pranë arkivolit kanë bërë homazhe !

Kryeministri kosovarë ,
Mbajti mbledhje komemorative ,
Për Arianin përparimtarë –
Në Teatrin Kombëtar !

Uji Dea

Në këtë mbledhje prej zemrës dhe palcit ,
Kryeministri Haradinaj , me fjalim të ndershëm :
Tha : “Me vdekjen e Arian Dacit –
Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm !…
Prishtina e humbi një djalosh të ri,
Qytetarë të ndershëm , shëmbëlltyrë me mend ,
Që i ka shërbyer me devotshmëri –
Ariani , e ka dashur me zemër këtë vend !…

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta –
Është tronditës dhe na pikëllon !
Është vështirë të gjejë fjalë t’ vërteta –
Për t’ shprehë vlerat që i meriton !…

Ariani , prej nesh është ndarë –
Në bardhësinë e ngrirë të borës !“
Arian Daci , 40 – vjeçar ,
I vetmi djalë i Akademikut t’ Kosovës !

Ka vdekur të shtunën në Brezovicë –
Pas një incidenti me një ortek bore t’ ngrimë !
Gjatë skijimit , atje nën një ngricë –
La pas vetës gruan me dy fëmijë jetimë !

Djali i Nexhat Dacit – Ariani , deri para flijimit ,
N’ Brezovicë ra viktimë e ortekut t’ borës –
Ishte i pasionuar gjithmonë pas skijimit ,
Pjesë e organizimeve t’ tilla të kësaj dore !…

Arian Daci ishte figurë politike ,
N’ Diasporë punonte n’ Zëvendësministri
Dhe Investimeve Strategjike –
Derisa pas vetes la gruan me dy fëmijë !

Gjilan, më 26.01.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.