Fundamenti

Lamtumirë Adnan Januzaj

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Adnan Januzaj do të largohet nga Manchester United gjatë verës. Real Sociedadi, është duke u interesuar për shqiptarin, për të cilin ka bërë gati 10 milionë euro.
Ishte një ndër talentet më premtues në Angli, i cili madje arriti të debutojë për Manchester Unitedin ende pa i mbushur 20 vjet, por tani ai ka ngecur.

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar, Adnan Januzaj, zgjidhja e vetme për të është largimi nga “Old Trafford”.

E përditshmja madrilene, Marca, raporton se Real Sociedadi është duke insistuar për 22 vjeçarin shqiptar, për të cilin Jose Mourinho kërkon së paku 10 milionë euro.

UBT

Dy sezonet e fundit Januzaj i ka kaluar në formë huazimi. Së pari Borussia Dortmund e më pas edhe Sunderland, duke mos arritur të bindë me paraqitjet e tij.

Mourinho tashmë ka vendosur, Januzaj largohet nëse një klub ofron 10 milionë euro dhe Real Sociedadi është gati të bëjë diçka të tillë.

Januzaj kishte mundësi të shumta në “Old Trafford” për të dëshmuar vetën, i cili ka bërë 63 paraqitje për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar pesë gola – por asnjëherë nuk arriti të tregojë diçka më shumë nga cilësitë e tij. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.