Fundamenti

Lamtumira e Cliff-it: Mos e humbisni shpresën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mbyllje të mandatit të tij si ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka dhënë një intervistë lamtumirëse për TV ‘Dukagjini’-n në Pejë, ku ka shprehur respektin që ai ka për popullin e Kosovës.

Në intervistën lamtumirëse, Cliff, ka inkurajuar të rinjtë e Kosovës që të mos humbasin shpresën për një të ardhme më të mirë të vendit të tyre.

“Në Kosovë kemi popullatën më të re në Europë. Çdo vit tregu i numrit të punëkërkuesve rritet një 25 mijë të rinjë dhe kjo nuk është një problematikë e lehtë për tu menaxhuar mirëpo dua të inkurajojë lidershipin e rinjë që të vazhdojnë me edukimin kualitativ. Ata (lidershipi i të rinjve) mund t’i ndryshojnë gjërat”. ka deklaruar Cliff.

Uji Dea

Ambasadori Cliif më tej ka shtuar se popullata nuk duhet të humbas shpresat për një të ardhme më të mirë të shtetit, meqë Kosova ka disa arritje për këto shtatë vjet të saja si shtet.

“Ende jeni vend i ri me vetëm shtatë vite jetë. Është kontrast i madh ky me vendin tim ku tashmë atje shënohet 800 vjetori i krijimit të shtetit. Kosovën po e pret një e ardhme e ndritur”, ka shtuar Cliff.

Intervistën e plotë të Ambasadorit dhe mikut të Kosovës, Ian Cliff mund ta ndiqni nesër (e premte) në Tv ‘Dukagjini’ nga ora 20:05.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.