Mobi Casa

Lama: Kandidatura e Thaçit për president i bën nder Kosovës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, e ka cilësuar nder për Kosovën kandidaturën e Hashim Thaçit për president të vendit.Ai ka thënë se lideri i PDK-së ka përmasat e një burri shteti që di të bëjë politikë, që di t’i mbledhë rreth vetes qytetarët dhe di të merret vesh me faktorin ndërkombëtar, shkruan “Epoka e re”.

Sipas tij, pretendimet se Thaçi është figurë përçarëse për këtë post, janë abuzuese.

Mobi Casa

“Një kryetar i Kosovës, i dalë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare, do të thotë siguri më e plotë”, ka thënë Lama.

Ai ka kërkuar rishqyrtimin e dy marrëveshjeve të kontestuara nga opozita dhe është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. /Telegrafi/