Uji Dea

Lama edhe zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të VV-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetja Alma Lama, ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit njoftimin se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëkohësisht tërheqjen nga Grupi Parlamentar i kësaj partie.

Njoftimi i saj do të diskutohet nesër gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ndërsa këta të fundit pritet ta aprovon kërkesën e deputetes, e cila ka vendosur ta vazhdoi mandatin si e pavarur.

RCCOLA

Lama është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje për shkak të mospajtimit me kreun e kësaj Lëvizje rreth debatit për fenë.