UBT

Lala rikthehet të flasë për të ardhmen e Rashicës: Është lojtar interesant për shumë klube

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Milot Rashica është njëri prej futbollistëve shqiptarë më të kërkuar kohëve të fundit në tregun e transferimeve.

Futbollisti i Kosovës dhe Werder Bremenit është kërkuar në janar dhe në verën e kaluar nga shumë klube, raporton “Zeri.info”.

Por, interesim më konkret patën RB Leipzig, Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe Hertha Berlin.

Për të ka folur tashmë edhe menaxheri Altin Lala, i cili thotë se vushtrriasi është “interesant” për shumë klube.

ARKATANA

“Milani ka kaluar disa lëndime të vogla, të cilat e lanë pak mbrapa, por tani është rikthyer në formën e tij”, ka thënë Lala për “ATV”, përcjell “Zeri.info”.

“Kurse shifrat janë relative, nuk janë interesante, shpresoj të aktivizohen”, tregoi ai.

“Rashica është lojtar interesant për shumë klube”, shtoi Lala. /Zeri.info