Eko Higjiena

Lakra turshi ruan imunitetin

/ 2 minuta lexim

Qoftë si sallatë apo e mbështjellë me mish, lakra thjesht është pjesë përbërëse e kuzhinës sonë në këtë pjesë të vitit. Ky ushqim i preferuar përmban elementet më kryesore për mbajtjen në ekuilibër të organizmit. Dimri te ne pa lakrat turshi pothuajse është i paimagjinuar.

Ka një vlerë të ulët energjike dhe paraqet një sasi të madhe me vitamina C, A, B1 dhe B2, si dhe me mineralet kalcium dhe kalium, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

RCCOLA

Pos vitaminave dhe mineraleve, lakra turshi përmban edhe bakteret e acideve të qumështi, të ngjashme me bakteret e mira në lukth, të cilat ruajnë ekuilibrin e florës së zorrës, rregullojnë metabolizmin dhe nxitin hedhjen jashtë të helmeve nga organizmi. Ndihmon në punën e trurit dhe ruajtjen e funksioneve mendore, shëndetin e zemrës dhe muskujt e saj si dhe shëndetin e eshtrave, e po ashtu ndihmon edhe në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Falë zinkut që e posedon, lakra mbron sistemin tonë imun, nëse e hani shpesh largon aneminë, pagjumësinë, depresionin dhe nervozen. Po ashtu, ndikon mirë në organet e tretjes, duke ndihmuar te kapsllëku kronik. Për ta rregulluar jashtëqitjen, mjafton një gotë lëng e lakrës turshi, para secilës shujtë.