UBT

Lakra jeshile mbron nga infarkti, ruan shëndetin e syve dhe ndihmon te alergjitë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lakra jeshile është pjesë e familjes ku hyjnë edhe lakra, brokoli, lulelakra. Ka lloje të shumta të tyre, por që të gjitha janë të shëndetshme. Pa marrë parasysh se cilën e konsumoni, nuk do të gaboni, janë burim për nutriente dhe burim i shëndetit.

PASURI ME NUTRIENTE DHE POTHUAJSE ZERO KALORI

Rreth 70 gramë lakër jeshile e papërpunuar përmbajnë 19 kalori, 4 gr karbohidrate dhe 1 gr proteina. Përmban pak yndyrë, është burim për vitamina C, posedon edhe fibra dietale, vitamina A, K e B6, magnez, kalium dhe mangan, e po ashtu edhe tiaminë, kalcium, fosfor e bakër. Konsumimi i lakrës jeshile shton konsumimin e mineraleve, vitaminave dhe materieve të tjera ushqyese, duke e forcuar imunitetin, mbron zemrën, mbron nga kanceri, forcon eshtrat, forcon shikimin, zbukuron lëkurën, flokun e thonjtë …etj.

MBRON NGA KANCERI

Lakra jeshile, si dhe bimët e tjera si kjo, kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Përmbajnë substanca bimore që e luftojnë stresin, nxitin detoksimin e enzimave, stimulojnë imunitetin, ulin rrezikun nga kanceri dhe parandalojnë përhapjen e kancerit. Përmbajnë numër të madhe me metabolite që luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri, këtë e kanë dëshmuar edhe hulumtimet. Pasi përmban vitamina C e E, karotenoide, enzima, luan rol të rëndë- sishëm në parandalimin e proceseve të mutacioneve në trup.

RUAN SHËNDETIN E SYVE

Lakra jeshile është e pasur me karotenoide zeaksantinë dhe luteinë dhe vitamina A. Këto janë të një rëndësie të veçantë për shëndetin e retinës, hapësirë ku drita depërton në sy. Mbron sytë edhe nga rrezet ultravjollcë dhe nga radikalet e lira. Karotenoidet dhe vitamina A, ulin rrezikun për zhvillim të kataraktës edhe deri 50 për qind.

KA EFEKT TË FORTË ANTIOKSIDUES

Uji Dea

Vitamina C më shpesh ndërlidhet me agrumet. Por, shumë pemë e perime e posedojnë me shumicë, e midis tyre edhe lakra jeshile. Vitamina C është antioksidues i fortë që neutralizon radikalet e lira, shkaktarët e dëmtimit të qelizave në trup dhe të shumë sëmundjeve. Ka rol mbrojtës në ruajtjen e shëndetit në përgjithësi.

MBRON NGA INFARKTI

Ekspertët nga mbarë bota konstatojnë se ushqimi i pasur me vitamina C ndikon mirë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe ul rrezikun nga infarkti. Lakra jeshile është e pasur edhe me vitamina K që po ashtu e mbron zemrën. Mendohet se ul rrezikun edhe nga arteroskleroza, faktor kyç për rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

RUAN SHËNDETIN E ESHTRAVE

Konsumimi jo i mjaftueshëm i vitaminave K ndërlidhet me rrezik të shtuar për frakturë të eshtrave. Konsumimi adekuat i kësaj vitamine ruan shëndetin e eshtrave duke përmirësuar absorbimin e kalciumit.alkra jeshile, sidomos në formën e papërpunuar, ju preferohet atyre personave që kanë mungesë të kalciumit.

NDIHMON TE ALERGJITË

Nëse vuani nga astma apo alergjitë, gjithsesi shtoni konsumimin e lakrës jeshile në menynë tuaj. Vitamina C e forcon sistemin imun, e përmban edhe acid folik e mungesa e tij në organizëm shton rrezikun për alergjitë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.