Hidromorava

Lakmia për pushtet, rrënuese për LDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Isa Mustafa paguan faturën e marrëveshjeve dhe koalicionit të mbrapshtë.Partneri po e sulmon kryeministrin e Kosovës

“Shefi i SHIK-ut po i ofron Lëvizjes ” Vetëvendosje” hapësirë dhe kohë të pakufizuar në Kuvend për ta sulmuar kryeministrin e Qeverisë së Kosovës”, ka pohuar deputeti Adem Salihaj

Lakmia për pozita në fundin e karrierës mund t’i kushtojë rëndë Isa Mustafës, kreut të LDK-së, që u mashtrua nga Hashim Thaçi, lider i PDK-së, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, i cili i la në dorë një patate “përvëluese” të pazareve të pista politike, të nisura e të orkestruara të gjitha nga ish- kryeministri në bisedimet e dëmshme me Serbinë.

Mobi Casa

Ky është një konstatim i vetë njerëzve të politikës, por edhe analistëve politikë, të cilët tani e shohin të bllokuar dhe dëmtuar rëndë kreun LDK-së.“Unë kam frikë se e gjithë kjo mund t’i kushtojë shumë LDK-së, sepse edhe të gjitha lojërat dhe veprimet e opozitës janë të orientuara kundër kryeministrit dhe LDK-së. Përderisa heshtat thyhen në mes opozitës dhe LDK-së, PDK-ja qëndron e qetë aty në mes dhe sillet sikur e gjithë kjo nuk ka fare të bëjë me të. Lufta rraskapitëse në mes opozitës dhe LDK-së e gëzon PDK-në, e cila mund të jetë përfituese në këtë rast”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Sidoqoftë, ai rikujton se edhe PDK-ja dhe të tjerët kanë përgjegjësi të njëjtë për këto pazare, pasi ato rrjedhin nga Plani i Ahtisarit miratuar në Kuvendin e Kosovës.“Tash gjithë këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë ‘Vetëvendosje’ dhe dy partitë e tjera opozitare për ta sulmuar kryeministrin që vjen nga LDK-ja. Duket interesante kjo situatë në Kuvendin e Kosovës. Është shumë i dukshëm një koketim i kryetarit të Kuvendit me ‘Vetëvendosjen’ dhe simpatia e ndërsjellë për ta sulmuar kryeministrin. Shefi i SHIK-ut po i ofron Lëvizjes ” Vetëvendosje” hapësirë dhe kohë të pakufizuar në Kuvend për ta sulmuar kryeministrin e Qeverisë së Kosovës”, ka pohuar deputeti Salihaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.