RCCOLA

Lakmia për pushtet i shlyen parimet!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Parimet dhe kriteret thyhen kur bëhet fjalë për pushtetin. Deklarimet e mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të futen në koalicion me ato parti që kanë qenë në pushtet, tashmë bien poshtë. Për analistin politik Imer Mushkolaj, përfshirja e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe në një koalicion qeveritar është i mundshëm dhe se kriteret e paraqitura nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, se nuk mund të jenë pjesë e një qeverie respektivisht një koalicioni qeveritar ku pjesë e saj do të ishte lista serbe, bien poshtë.

Në të njëjtën kohë, sipas tij, edhe Lista Serbe kishte përmendur disa kushte për koalicionin qeveritar. Por siç ka thënë ai, lakmia për pushtet duket se i ka fshirë apo shlyer kriteret e të dyja palëve. “Mbase prania e Vetëvendosjes bashkë me Listën Serbe në një koalicion të ardhshëm qeveritar mund të krijojë njëfarë baraspeshimi në kuptimin e marrjes së vendimeve dhe në kuptimin e veprimeve qeveritare, duke i pasur parasysh qëndrimet radikale të të dyja palëve për çështje të ndryshme.

Mobi Casa

Po e përsëris se edhe skeptikët më të madhej nuk kanë mundur ta paramendojnë se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e një koalicioni qeveritar me kryeministër të mundshëm Ramush Haradinaj, kur kemi parasysh qëndrimin e kësaj lëvizjeje qysh moti se nuk do të vijë në pushtet me askënd i cili ka qenë në pushtet”, ka thënë Mushkolaj…(Tribuna).