UBT

Lajthitë e freskëta, magjike për shëndetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kjo është periudha kur lajthitë janë të njoma dhe të freskëta, prandaj nuk duhet ta humbni mundësinë për t’i konsumuar dhe për t’i marrë vlerat ushqyese të tyre.

Sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë?

Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave shkencore, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%, kjo bazuar në shifrat e Organizatës Botërore të Ushqimit.

Burim i shkëlqyer me Omega-3 dhe mbrojnë shëndetin e zemrës

Lajthia ka yndyrna të pangopura, të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Sipas studimeve njerëzit, që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër. Ngrënia e tyre ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

Lajthitë e njoma për shëndetin e trurit

Shumë studime tregojnë se ngrënia e lajthive të njoma përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës.

Uji Dea

Shëndetin e mirë të gjakut

Lajthitë janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes të sëmundjeve të gjakut.

Ndihmojnë sistemin nervor

Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave. Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Lajthitë e njoma mbështesin mirë shtatëzanitë

Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.