UBT

Lajthia, të mirat shëndetësore të saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lajthia është një shkurre me lartësinë e një peme të vogël deri në 7 metra, që gjendet kudo në pyjet e vendit tonë. Lulëzon gjatë periudhës janar-shkurt dhe piqet zakonisht në fillim të shtatorit. Ka lëvore të murrme dhe të lëmuar.

Lajthia është një ndër frutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve, si dhe vaji i saj yndyror i frutit. Fruti dhe fara janë shumë të këndshëm dhe të ushqyeshëm dhe përdoren të freskët, të thatë, si dhe të përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.

Ato përmbajnë rreth 60% vajra, 15% albuminë, sheqerna, kripëra të hekurit etj. Është shumë i mirë në qetësimin e tretjes, pasi eliminon të vjellat dhe freskon sistemin nervor. Me miellin e saj dhe të grurit bëhet një bukë shumë e shijshme dhe e ushqyeshme.

Thelbi i frutit të lajthisë ka mjaft vitamina, si: A, B1, B2, PP, kripëra minerale. Ai rekomandohet për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna. Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë. Gjethet e thara të lajthisë kanë shije rrudhëse në të hidhur.

FIDANISHTJA

Ato përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre. Lëngu i lëvoreve të drurit të lajthisë ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë.

Nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga dispepsia (problemet e stomakut) dhe fshikëza e tëmthit.

Shërben gjithashtu si një astrigjen i mirë antiflamatik dhe si një pastrues i përgjithshëm i të gjithë organizmit, sidomos kur konsumohet së bashku me mjaltin natyral.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.