Lajmet e këqija s’kanë të ndalur për Behramin
Valon Behrami ka marrë një tjetër lajm të keq nga stafi mjekësor i Hamburgut.Futbollisti kosovar, Valon Behrami, ka marrë një lajm të keq nga mjekët e skuadrës së Hamburgut.
Këta të fundit e kanë konstatuar se Valoni nuk mund të luajë as kundër Freiburgut këtë javë, shkaku i lëndimit, shkruan Blick, transmeton Express.
Behrami po vuan nga një lëndim në kofshën e këmbës dhe nuk do të mund të luajë të premten, në sfidën jetike për mbijetesë në Bundesligë.


