Fundamenti

Lajmëron rrejshëm se ishte plaçkitur

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Një qytetar nga Kamenica, punëtor në një lokal të lojërave të fatit, ka raportuar se është plaçkitur nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, me ç`rast i kanë marrë 500 euro.

Gjate intervistimit i njëjti ka pranuar se ka inskenuar rastin dhe se vet i ka marrë të hollat të cilat i ka humbur duke luajtur në po të njëjtit lokal. Me urdhër të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt njofton Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Uji Dea

Gjithashtu në një rast tjetër në Lagjen “Dardania” në Gjilan një qytetar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga një i dyshuar tjetër shqiptar . Viktima sipas policisë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me urdhër të Prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti është nën hetime thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./rajonipress/