ARKATANA

Lajmërojnë rrejshëm, përfundojnë në burg burrë e grua

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Më 08 korrik 2018 në cilësinë e të dëmtuarës, tani e dyshuara Shqiptare shtetase e Kosovës, M. Shabani (1992), ka raportuar në policinë e Kosovës në Gjilan rastin “Lëndim i rëndë trupor”, duke akuzuar dy persona se gjoja e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta si thikë dhe shufër metali. Më 19 korrik 2018, policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, përmes rrugëve operative kanë ardhë deri te informatat e qëndrueshme se ankuesja mundë të ketë deklaruar rrejshëm, me vendim të prokurorit të shtetit është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarës M. Shabani ku janë gjet dhe konfiskuar gjësende të ndryshme si: një TV-Plazma “Samsung”, një resever me te gjitha pajisjet përcjellëse, pesë jastëk të ndryshëm ortopedik, rroba, jelek të nusërisë, bizhuteri të ndryshme duke përfshirë: zinxhir qafe, unaza, byzylyk për duar etj, këpucë për femra, peshkira te ndryshëm, mbulesa për shtretër, disa gjësende tjera si katër kofera, çanta krahu për femra, etj.
Të gjitha këto dëshmi janë identifikuar nga viktima e rastit dhe mbeten t`i kthehen pronarit legjitim.

E dyshuara M. Shabani akuzohet për së paku dy rastet “Vjedhje e rëndë” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe bashkëshorti i saj F. Shabani (1983), po ashtu akuzohet për rastin “Vjedhje e rëndë” në bashkëveprim me gruan e vet, që të dy janë intervistuar në cilësi të dyshimtëve, konform kodit dhe procedurave ligjore. Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit që të dy ndalohen për 48 ore. Rasti procedohet në PTH.

Uji Dea

Policia e Kosovës është e përkushtuar për ruajtje të rendit dhe ligjit, po ashtu jemi shumë të përkushtuar që ta mbrojmë pronën dhe pasurin e qytetarëve tanë.

Policia e Kosovës në Gjilan në vazhdimësi e përsërit Apelin për të gjithë qytetarët që me rastin e largimit të tyre nga shtëpitë qoftë kur shkojnë në pushime jashtë vendit apo dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, të sigurojnë pronën dhe pasurinë e tyre , por edhe t’ mos bëjnë postime në rrjetet sociale për vendndodhjen e tyre, sepse nga praktikat e deri tanishme është vërejtur se kryerësit e veprave penale të vjedhjeve duke besuar se në shtëpi nuk ndodhet askush, dhe këto shtëpi dhe pasuri letë mundë të jenë cak i vjedhjeve, gjithnjë kanë vepruar duke u informuar apo bazuar në këto foto apo postime të cilët familjarët i kanë bërë ka thënë Ismet Hashani në njoftimin e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.