ARKATANA

Lajmërohet Pacolli: Përfshirja e votave nga Serbia në rezultat skandal dhe gabim historik, do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, është lajmëruar edhe kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, partia e së cilit mbeti jashtë Kuvendit. Sipas Pacollit, rezultatet paraqesin një rezultat të manipuluar dhe nuk e pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve, shkruan Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se numërimi i votave nga Serbia që sipas tij janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin është një skandal dhe një gabim historik.

“Përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiçin dhe Daçiçin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Pacolli.

FIDANISHTJA

Ndryshe, koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, nuk e kanë kaluar pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Nisma-AKR-PD ka marr 42 mijë e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.