UBT

Lajmërohet Dick Marty, paralajmëron “dëshmi” të reja për krimet e luftës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka thënë se nuk dihet e gjithë e vërteta për krimet në Kosovë dhe se shumë fajtorë nuk janë përgjigjur për atë që kanë bërë.

“Vetëm e vërteta për konfliktin në Kosovë mund të çojë deri te pajtimi. Unë vetëm pak e kam shpalosur. Mbetet shumë për t’u bërë në këtë drejtim”, ka thënë Marty, për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Dick Marty, që është një ish prokuror i shtetit në kantonin e Ticino të Zvicrës, ka thënë se libri i tij i ri “Një ide e caktuar e drejtësisë” flet për diçka të tillë, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, libri përmban elemente të cilat ai i ka zbuluar gjatë hetimeve të bëra, “në të cilat shumë krime dhe kriminelë kanë mbetur të pa dënuar, siç është rasti me liderët shqiptarë në Kosovë”.

ARKATANA

Ai thotë se ende nuk ka rezultate dhe se epilogu i tërë asaj që ka të bëjë me krimet në Kosovë është i paqartë.

“Edhe në konfliktin e Sirisë për të gjitha po përpiqen ta akuzojnë pushtetin. Gjërat nuk janë qa të thjeshta”, tha ai.

Mbi bazën e raportit të Martyt është themeluar edhe Gjykata Speciale në Hagë, e cila tashmë veçse ka nisur t’i ftojë për intervistim ish-krerët e UÇK-së.

Ndërsa kjo deklaratë e tij vjen në kohën kur kryeparlamentari i Kosovës ka nisur iniciativën për themelimin e një Gjykate apo Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.