ARKATANA

Lajmërohen pushtetarët gjilanas, inspektojnë një vendpunishte‏

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Udhëheqja e Gjilanit ka një kohë të gjatë që nuk është dukur e gjallë në teren. Dimri dimëror mezi kaloi për këtë strukturë komunale e cila tërë kohën po e kalon me konferenca promovuese derisa punët në teren nuk janë kërkah.

Komuna e Gjilanit kërkon nga kompanitë e kontraktuara, dinamikë më të shtuar në kryerjen e punëve në infrastrukturën publike, konkretisht në punimet që janë duke u bërë në asfaltimin e hyrjes së qytetit nga drejtimi i Bujanocit, rrugëve të shumta nëpër qytet dhe atyre në fshatra.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Prokurimit dhe përfaqësuesi nga Ministria e Infrastrukturës, Isa Berisha, ka kërkuar nga kompanitë respektimin e kontratave dhe dinamikës së punimeve.

United Hospital

“Jemi në inspektimin e rrugëve të hyrjes së Gjilanit nga drejtimi i Bujanocit, pastaj rrugëve të shumta nëpër qytet, por edhe rrugëve nëpër fshatra. Sot kam përcjellur nga afër punimet që janë duke u bërë konkretisht në infrastrukturë publike – asfaltim të rrugëve, monitorimin e respektimit të kontratës por edhe dinamikës së punës nëpër këto vendpunishte. Gjilani është duke u modernizuar përditë e më shumë dhe qytetarët do të kenë gjithnjë më të lehtë qarkullimin nëpër këto segmente rrugore. Jemi të vendosur në hapje të rrugëve dhe rregullim të tyre, sikur që përkushtimi ynë është i vazhdueshëm që edhe puna dhe kualiteti të jenë në kuadër të projekteve dhe planifikimit”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari Rexhep Kadriu.

Ai poashtu ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kohës së punimeve në rrugë, duke potencuar faktin që “është paksa e vështirë për qytetarët periudha e punimeve në rrugë, por ajo është zgjidhje e problemeve të deritanishme dhe infrastrukturë modern për një të ardhme të gjatë”, pohoi ai.

Ndërsa, drejtori i Departamentit të Prokurimit, Sali Kqiku, gjatë kësaj vizite, ka bërë të ditur që përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit, do të jenë përdit në vend të ngjarjes në monitorim të detajuar të punimeve që financohen nga paratë e taksapaguesve të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.