UBT

Lajme të mrekullueshme për të gjithë adhuruesit e kafesë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Për disa njerëz, një filxhan me kafe është mënyra si zgjohen në mëngjes. Por për të gjithë adhuruesit e kafesë, ka disa lajme mjaft të mira. Gjatë një dite të ngarkuar ju keni nevojë të qëndroni i fokusuar dhe kafeja mund të jetë një shtytje e mirë në këtë drejtim.

Tani, edhe njerëzit të cilët nuk e pëlqejnë shijen e kafesë do të mendojnë dyherë para se ta refuzojnë atë.

Në vitet e fundit, hulumtuesit kanë studiuar efektet e kafesë dhe rezultatet ishin me të vërtetë befasuese. Gratë që konsumonin deri në 4 filxhan kafe në ditë kishin 20 për qind më pak rrezik për të rënë në depresion sesa ato që pinin shumë pak.

Arsyet pse ju duhet të pini kafe:

Mëlçia është organi që kryen qindra funksione vitale në trup dhe studimet kanë treguar se konsumi i kafesë ulë deri në 40 për qind rrezikun e kancerit në mëlçi, transmeton lajmi.net

Gjithashtu, kafeja nuk ju ndihmon vetëm të jeni më i fokusuar, por ndikon pozitivisht edhe në që qenit i zgjuar. Përbërës aktiv tek kafeja është kafeina, e cila është një stimulues dhe substanca psikoaktive më së shpeshti e konsumuar në botë. Shumë studime kanë hulumtuar efektet e kafeinës në tru dhe kanë gjetur se përmirson disponimin, kohen e reagimit, kujtesën, vigjilencën dhe funksionet e tjera njohëse.

Kafeina funksionon si stimulues në sistemin nervor qëndror, në metabolizëm dhe rrit oksidimin e acideve yndyrore. Kështu, duke djegut yndyrën e tepërt trupore.

Uji Dea

Diabeti i tipit 2 ka pësuar rritje 10 fish në vitet e fundit dhe është sëmundje e cila po e shqetëson gjithë botën. Studimet kanë treguar se kafeja e ulë rrezikshmërinë e prekjes nga diabeti i tipit 2 nga 23 deri në 67 për qind.

Alzheimeri është sëmundja më e shpeshtë neurodegjenerative sot në botë dhe shkaktari kryesor i çmendurisë dhe studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë kafe kanë 60 për qind rrezik më të vogël për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Parkinsoni është sëmundja e dytë më e shpeshtë neurodegjenerative që shkakton vdekjen e neuroneve gjeneruese të dopaminës në tru dhe kështu kafeja është zbuluar të ulë rrezikun nga kjo sëmundje nga 23 deri në 60 për qind.

Këshillë shtesë:

Që t’i ruani përfitimet shëndetësore të kafesë, duhet të siguroheni që të mos hedhni sheqer ose ndonjë gjë të keqe në kafe dhe që të konsumohet në temperaturë normale, jo e nxehtë.

Nëse kafeja ju është ndaluar nga mjeku, nuk duhet të konsumoni e gjithashtu, nëse ajo ndikon keq në gjumin tuaj, mos pini kafe pas orës 14:00./lajmi.net