UBT

Lajm katastrofal për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se Kosovës do t’i hiqen vizat me BE-në në muajin mars të këtij viti pa u miratuar Demarkacioni me Malin e Zi vlerësohet i parealizueshëm. Ekspertët e integrimeve evropiane thonë se edhe po qe se tash kalon Demarkacioni Bashkimit Evropian i nevojiten së paku 6 muaj kohë për ta proceduar një vendim të tillë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zotimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se pas tre muajsh (në mars) do të hiqen vizat është i pamundur që të realizohet.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve të liberalizimit e të integrimit, të cilët thonë se gjashtë muaj së paku zgjasin vetëm procedurat pasi të merret vendimi për liberalizim.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, ky nuk është zotimi i parë i Haradinajt se vizat do të hiqen pas tre muajve. Të njëjtin premtim e kishte bërë edhe para se të vinte në pushtet, porse një gjë e tillë nuk është realizuar, shkruan tutje “Zëri”.

Megjithatë, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se çdo ditë që po kalon do të jetë një hap më afër liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Bruksel në takimin e përbashkët mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe shefes së Diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.