UBT

Lajm i madh: Rikuperimi i Arbër Zenelit po shkon mirë, mësohet data e rikthimit të tij

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Arbër Zeneli është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Përfaqësuesja e Kosovës.

Pavarësisht rezultateve pozitive, mungesa e sulmuesit nga Mitrovica është vërejtur në fazën sulmuese të ‘Dardanëve’, shkruan Zëri.info.

E njejta mund të thuhet edhe për skuadrën e tij Reims, e cila nuk mund të llogaritë në shërbimet e Zenelit deri në vitin tjetër.

24-vjeçari është lënduar në ndeshjen Mali i Zi – Kosovë në qershor dhe ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

RCCOLA

Por, një faqe në rrjetin social ‘Twitter’ ka bërë me dije se Zeneli pritet të kthehet në fushat e gjelbërta në janar.

“E vetmja e mirë e mbrëmjes – biseda me Arbër Zenelin. Ai konfirmoi se do të rikthehet në janar, rikuperimi i tij po shkon mirë”, ka shkruar kjo faqe.

Ndryshe, Zeneli në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje./Zëri.info