Mobi Casa

Lajm i madh për Kosovën: 175 milionë euro nga mbështetësit e mëdhen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kompania gjermane “Sowi Kosovo” është e gatshme t’i investojë 175 milionë euro në Republikën e Kosovës, në sektorin e energjisë së ripërtërishme. Me këtë pritet të jetë kompania e parë e regjistruar si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëherësh zëvendëskryeministër, Dardan Gashi, është takuar me udhëheqësit e kompanisë “Sowi Kosovo” dhe në prani të zëvendësambasadorit gjerman, Jan Axel Voss, ka siguruar se Republika e Kosovës është e përkushtuar t’i mbështesë investitorët nga shtetet mike si Gjermania, thuhet në kumtesën e MDIS-së.

“Gjermania është një vend mik, i ka mbështetur vazhdimisht proceset nëpër të cilat po kalon Republika dhe, sigurisht, e ka derën hapur të investojë në vendin tonë. Nëse shkon gjithçka siç duhet me projektin, atëherë ky do të jetë investimi më i madh i realizuar në Kosovë që nga paslufta”,- ka thënë zëvendëskryeministri Gashi, transmeton lajmi.net.

Pengesat administrative dhe procedurale, në këtë rast moskompletimi i bordit të ZRRE-së, mund të rrezikojnë një investim të këtij lloji, për çfarë Republika e Kosovës do të dalë humbëse.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, zëvendësambasadori gjerman, Jan Axel Voss, e ka përshëndetur krijimin e dikasterit për investime strategjike, i cili do ta lehtësonte në masë të madhe prurjen e investitorëve në Republikën e Kosovës.

Kompania gjermane “Sowi Kosovo”, 3 vjetët e fundit, ka bërë matjen e erës në regjionin e Bajgorës.

Sipas projektit, planifikohet prodhimi i 105 megavat energji elektrike, duke e renditur Kosovën në vendin e parë në Evropën Juglindore. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.