Lajm i madh për futbollin shqiptar: Kombëtarja miqësore me Kosovën
Armand Duka e ka konfirmuar se muajin e ardhshëm do të zhvillohet një miqësore kundër Kosovës.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka e ka konfirmuar se Kombëtarja e shqiptare do të luaj një miqësore me Kosovën muajin e ardhshëm.
Ai ka thënë se kjo do të jetë një miqësore festive për të gjithë shqiptarët.
“Muajin e ardhshëm do të luajmë me Kosovën në Prishtinë. Kjo do të jetë një miqësore festive”, tha Duka gjatë një interviste për emisionin Ora Skaner.
Ai po ashtu ka thënë se Kombëtarja do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, e cila do të zhvillohet në Shqipëri.
Kujtojmë se Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur miqësore edhe në të kaluarën, por kjo do të jetë historike, pasi Shqipëria tashmë do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian që do të mbahe vitin e ardshëm në Francë. /Express


