Lajm i madh për Etrit Berishën
Portieri i Lazios, Federico Marchetti nuk dëshiron të rinvojë me skuadrën nga kryeqyteti italian, dhe mund të konsiderohet një lajm mjaftë i madh për Etrit Berishën, i cili do të bëhej zgjidhja e parë.
Sipas mediave në Itali, skuadra e Lazios u ka dhënë një ultimatum Merchettit dhe Lulicit, për zgjatjen e kontratës, duke u përkujtuar se koha nuk pret. Kontrata e portierit i skadon në vitin 2016, kurse oferta e klubit është një kontratë që do e mbante deri në vitin 2019.
Në rast të mos vazhdimit të kontratës, Berisha do të ishte titullar në portën e Lazios, që në këtë sezon do të garojë në Ligën e Kampionëve, që do të ishte një përvojë shumë e rëndësishme për portierin e Kombëtares Shqiptare./Indeksonline/


