Lajm i keq për Shaqirin, Interin dhe Zvicrën
Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri pritet të mungoj në ndeshjen e kthimit kundër Wolfsburgut, që zhvillohet këtë të enjte në kuadër të Europa Ligës.
Interi në ndeshjen e parë ka humbur me rezultat 3:1 dhe prezenca e Shaqirit është e nevojshme, pasi duhet një fitore prej 2:0 për të kaluar tutje.
Shaqiri pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Cesenës, ndërsa u detyrua ta lëshonte fushën pas vetëm 25 minutave lojë.
Shaqiri përveç që mund të mungoj kundër Wolfsburgut, ai është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Estonisë, që kombëtarja e tij Zvicra e zhvillon me 27 mars, shkruan Nzz.ch.


