United Hospital

Lajm i keq për Kombëtaren e Kosovës, lëndohet lojtari i rëndësishëm dhe i humb ndeshjet e qershorit

/ 2 minuta lexim
HW

Kombëtarja e Kosovës e mori një lajm të keq para ndeshjeve të qershorit.

Mërgim Vojvoda ka pësuar lëndim në stërvitjet e “Dardanëve” dhe nuk do të mundë ta ndihmojë ekipin e Alain Giresse në katër ndeshjet e këtij muaji.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot se mbrojtësi i krahut nuk ka udhëtuar sot drejt Qipros dhe se ai është larguar nga grumbullimi për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij.

E duke e pasur parasysh se Kosovës i mungon edhe lojtari tjetër i krahut, Florent Hadërgjonaj, punët për trajnerin francez janë vështirësuar, shkruan “Gazeta Express”.

Vojvoda ka qenë lojtar i rëndësishëm i Verdhekaltërve kohëve të fundit, ndërsa mund ta mbulojë krahun e djathtë apo të majtë të mbrojtjes.

Uji Dea

Kosova do të luajë nesër mbrëma me Qipron, lojë në të cilën do ta hapë kampanjën e re të Ligës së Kombeve.

Më pas, më 5 qershor e pret Greqinë e më 9 të këtij muaji, Irlandën e Veriut.

Ndërsa, maratonën e ndeshjeve të qershorit do ta mbyllë më datën 12 pasi do ta vizitojë Greqinë.

“Dardanët” synojnë të jenë të suksesshëm në këto katër ndeshje. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.