Lajm i keq për kapitenin e Kombëtares shqiptare
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj nuk e ka nisur edhe aq mirë aventurën e re te skuadra gjermane Gruther Furth, shkruan Zëri.info.
Mavraj i cili këtë afat kalimtar iu bashkua skuadrës së Ligës së Dytë të Gjermanisë ka pësuar një lëndim në miqësoren e zhvilluar sot ndaj Ausburgut.
Mavraj e ka lënë në gjysmë takimin pasi ka lënduar krahun, por ka qenë vetë futbollisti që ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë duke thënë se do të kthehet shpejt./Zëri.info


