ARKATANA

Lajçi: LVV-ja e ka gjetur Kosovën në gjendje jo të mirë, populli ka dashur ndryshim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për shkak të programit të saj, i cili sipas tij i ka prekur segmentet kryesore të shoqërisë.

“Lëvizja Vetëvendosje, e ka gjetur Kosovën në gjendje jo të mirë në të gjitha segmentet, ishte synim i qytetarëve që ta ndryshojnë këtë gjendje”.

Kështu, mendon ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, i cili këtë deklaratë e ka bërë në “Debat Plus”, ku është duke u diskutuar në lidhje me dallimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte në opozitë dhe tash në qeverisje.

Sipas Lajçit, programi i LVV-së, i ka prekur “pikat kruciale”, dhe kjo është edhe arsyeja pse sipas tij ajo parti i ka fituar zgjedhjet.

“Edhe LVV-ja në disa segmente nuk ka luajtur dhe është në kuadër të programit, metodologjia është e lëvizshme… LVV e ka marrë vendin një gjendje jo të mirë, ka qenë një synim i qytetarëve ta ndryshojnë gjendjen. Populli ka thënë se duhet ndryshim, ajo është parë e mundur vetëm përmes LVV-së. LVV ka pasur një program të tillë që ka joshur, sepse i ka prekur pikat kruciale”, ka deklaruar ai.

ARKATANA

Ish-kryetari i Pejës, i ka renditur dy vendimet e Qeverisë Kurti 2, që sipas tij kanë qenë të domosdoshme dhe të dobishme për Kosovën.

“Ka dy prej vendimeve që s’kanë ndodhë përpara, siç është moslejimi i referendumit serb në Kosovë dhe mosljeimi i zgjedhjeve në Kosovë. Për mua janë shtylla shtetërore”, ka thënë Lajçi.

Tutje ai, e ka komentuar edhe situatën politike në veri të Kosovës, për të cilën tha se është “produkt i keqmenaxhimit” dhe se qeveritë e kaluara “e kanë lënë në gjendje avariste”.

Sipas ish-deputetit të LVV-së, Qeveria Kurti 2, në shumicën e rasteve nuk i ka ndërruar qëndrimet./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.