Eko Higjiena

Lajçak: Vazhdon përpjekja jonë për t’i normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se udhëtimi i tij në Ballkan e ka ndihmuar atë më shumë për të kuptuar situatën që është në veri të Kosovës.

Lajçak ka thënë se vazhdojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Vazhdon përpjekja jonë për të kthyer në rrugën e normalizimit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Uji Dea

Tutje, ai ka dhënë detaje rreth takimeve që ka pasur.

““Në fillim të kësaj jave, udhëtova në Kosovë dhe Serbi për të ndjekur përpjekjet tona të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Fokusi kryesor ishin takimet e mia me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, si dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq në Serbi për të shqyrtuar opsionet për rrugën përpara në përputhje me kërkesat e BE-së për deeskalim, zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrja e serbëve të Kosovës dhe kthimi në dialog”, ka thënë Lajçak në Facebook. /Telegrafi/