UBT

Lajçak thotë se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk ishte i lehtë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak tha se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk ishte i lehtë, raporton Gazeta Express.

“Nuk ishte takim i lehtë por është e rëndësishme që ky takim ndodhi. Dy liderët treguan qartë se çfarë duan, dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër për dy shtetet pa normalizim të marrëdhënieve. Të dy janë të angazhuar për të punuar në normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut”, tha Lajçak.

Uji Dea

Diplomati sllovak që është i dërguar special i BE-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi tha se BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiq të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së.

“BE-ja ka pritshmëri të lartë nga dy liderët që të kapërcejnë të kaluarën dhe të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane”, tha Lajçak duke konfirmuar se takimi tjetër do të ndodhë në fund të muajit korrik./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.